Pa lajmëruar askënd më herët, reperja Tayna i ka surpizuar të gjithë fansat e saj me këngën e re të titulluar “Sorry”.
Vetëm pak orë pas publikimit, kënga ka arritur mijëra klikime në Youtube dhe me siguri do t’ju fiksojë sapo ta dëgjoni. Momentalisht, reperja ka publikuar vetëm audion e projektit të saj të ri dhe ende nuk dihet nëse do të kemi edhe një klip.
Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, Tayna publikoi këngën “Sicko”.