Një grup militantësh të PD-së si dhe disa punonjës të Bashkisë Gjirokastër janë mbledhur sot para pallatit të sportit ku është vendosur KZAZ-ja. Ata qëndrojnë aty në tentativë për të hyrë brenda, por pa u konfrontuar me Policinë e Shtetit që ka marrë në mbrojtje KZAZ-në.
Me kreun KZAZ-së, Roland Skëndo, është duke biseduar nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër, Aurel Lapa. Pranë tij është edhe kreu i LSI-së, Krenar Kulla.
Më tej shihen kreu i Policisë Bashkiake, Gramoz Llapaj, ish deputeti Vangjel Tavo, kreu i PD-së, Dasho Aliko, si dhe militantë të tjerë e drejtorë të Zamira Ramit.
Gjatë komunikimit me Skëndon, Lapa i kërkon lirimin e ambienteve të pallatit të sportit duke u mbështetur në shkresën që i është dërguar. Lapa i thotë kreut të KZAZ-së se nuk do të ketë zgjedhje duke u mbështetur në vendimin e presidentit. Shihni videon që sjell më poshtë Argjirolajm.net









