• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të harruar buzë Vjosës, në Piskovë të Përmetit jetojnë me paratë e emigrantëve (VIDEO)

10/10/2022
Të harruar buzë Vjosës, në Piskovë të Përmetit jetojnë me paratë e emigrantëve (VIDEO)

Njësia e vetme e shitjes në fshatin Piskovë buzë Vjosës është një godinë e vjetër e ndërtuar gjatë diktaturës dhe e përshtatur për të qenë dyqan.

Dyqani është qendra e jetës për rreth 50-60 banorë të moshuar që kanë ngelur në këtë zonë. Listat e detyrimeve të prapambetura për ushqime këtu janë shumëvjeçare.

Piskova si e gjithë zona e fshatrave përreth Përmetit dhe Këlcyrës ka një nivel të lartë braktisjeje për shkak të emigracionit. Të moshuarit tregojnë se bëjnë vite pa i parë fëmijët, nipërit e mbesat por pranojnë se emigrantët mbeten garancia që ata të blejnë ilaçet dhe të kryejnë kontrollet shëndetësore.

Megjithëse gjendet buzë rrugës nacionale fshati nuk çon pothuajse asgjë në treg. Banorët kultivojnë kopshtet përreth banesave vetëm për nevojat e tyre ndërsa disa familje jetojnë prej blegtorisë. I gjithë mjedisi brenda fshatit reflekton mungesë të theksuar të shërbimeve publike.

Lumi Vjosa lag me dhjetëra fshatra të ngjashëm me Piskovën që kur hyn në territorin shqiptar e deri sa derdhet në det. Ekspertët e turizmit besojnë se marrja e statusit të parkut kombëtar mund të rizgjonte jetën në fshatrat piktoreskë të buzë-Vjosës të cilat gjenden ende jashtë çdo harte turistike apo plani zhvillimi./TCH 

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al