Kreu i Prokurorisësë së Përgjithshme Adriatik Llalla ka firmosur transferimin e Artur Ismailukaj nga drejtues në Tropojë, në drejtues në Kukës. Ndërkaq Artan Shtrungza nga prokuror, kalon në drejtues në Tropojë.
Nga ana tjetër ish-drejtuesja e prokurorisë Kukës, Rita Gjati, kalon në prokurore e thjeshtë në Tropojë.
Lëvizjet vinë me qëllim rritjen e performacës së hetimeve. Pritet që edhe në ditët e ardhshme të ketë lëvizje në rrethe të tjera.
Nuk dihet ende nëse edhe Gjirokastra do të preket nga këto ndryshime në radhët e njerëzve të akuzës.