Familja Hoxha në fshatin Toc të Memaliajt jeton në qiell të hapur. Shtëpia e tyre u përfshi nga flakët disa ditë më parë. Duke folur për RTSH Gjirokastra, gruaja e kësaj familje, Refije Hoxha, tregon se si ndodhi ngjarja e rëndë nga bombola e gazit. Ajo gjithashtu bën apel për ndihmë pasi s’ka mundësi ekonomike. Bashkëshorti i saj dhe djali 40-vjecar janë të sëmurë. Ndërkohë Bashkia Memaliaj pritet të vlerësojë dëmet dhe të miratojë një fond mbështetje për familjen sa për rindërtimin e shtëpisë. ©argjiroja.net










