• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të ndash gruan për politikë para se të dënohet, hera e parë që e dëgjojmë!

25/06/2024
Të ndash gruan për politikë para se të dënohet, hera e parë që e dëgjojmë!

Nga Ardit Rada

Ilir Meta ka ndarë gruan për politikë, se ajo nuk mendon si ai. Në sqarimet që i bën kësaj fabule të trashë, ai e justifikon se e shkatërroi pemën e familjes për hir të të mirës tonë si popull. Domethënë, Iliri do luftojë mafian mirëpo Monika s’e mbështeste se kishte një luftë tjetër. Ndarjet për politikë shqiptarët zakonisht i kanë përjetuar para `90, kur njëri nga bashkëshortët binte në burg dhe tjetri detyrohej ta linte për të mos vuajtur pasojat pjesa e mbetur jasht e familjes. Ilir Meta ka na ka çuar në një stad tjetër: E lë gruan para se të hyjnë në burg, mirëpo gruaja s’mendon as si ai dhe as si regjimi… Domethënë deri tani s’dimë ky gaboi politikisht zonja në fjalë. Ky standard i vendosur nga Ilir Meta nuk vjen nga ndonjë formulë logjike, por vjen nga raporti që ai ka patur me kohën kur divorcoheshin njerëzit për politike. Fundja Sali Berisha ka qenë Sekretar Partie, Edi Rama ka qenë djali i deputetit të Kuvendi Popullor. Ilir Meta akuzohet për spiun shokësh dhe jo shef Dege, prandaj dhe standardin e ka kaq të ulët.

Për të kuptuar seriozitetin e divorcit mjafton të shihni sjelljen e çiftit në fjalë. Iniciatori që e akuzon gruan për tradhti politike del para partisë, jep sqarime dhe na qetëson që s’dashuron një grua tjetër. Pas kësaj del si komentator sportiv dhe rrëzohet në studiot e televizioneve. Për ta bërë më qesharake situatën, del komenton Skoci-Hungari, ndeshjen më pa interes për shqiptarët, vetëm e vetëm të zërë një hapësirë televizive për të shfaqur qetësinë e tij të shtirur përballë lakut të drejtësisë. Pikërisht atë qetësi që e tradhton edhe për seriozitetin e divorcit që ka ndërmarrë. Ndërsa e shoqja që duhet të jetë e fyer në të gjithë këtë histori, hesht për ta bërë “ekskluzive” fjalën e saj në ndonjë emision kur t’ia caktojë drejtuesi i emisionit sipas nevojës së audiencës. E gjithë kjo panoramë tregon sesa “e vuajnë” divorcin e papritur të dy.

Ka një sërë aludimesh nëse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë sajuar një skemë për t’u mbrojtur nga drejtësia përmes ndarjes. Askush s’merr përsipër që juridikisht të na sqarojë sesi ndodh në të tilla raste, duke qenë se çift apo të ndarë do të merren shumë shpejt nën akuzë nga SPAK. Shqetësuese mbetet vetëm pjesa e Sali Berishës, që ka krijuar legjendën se i largon nga vetja njerëzit që kanë lënë gratë apo burrat. Në vitin 2005 madje kur erdhi në pushtet, një të tillë pranë tij i dha punë në një agjenci lajmesh dhe s’i dha asnjë pushtet tjetër nën këtë arsyetim, se kishte lënë gruan. Ndërsa një ministër e hoqi po për ‘moral’ edhe pse i hyri dikush me marrëveshje të përbashkët në shtëpi. Edhe për të birin thonë se s’i fliste për shumë vite, për shkak të martesës së parë… Legjenda këto që ndoshta s’i pëlqen t’i dëgjojë, por i ka ngritur vetë i kompleksuar nga profili i detyrueshëm që duhet të ketë një konservator i djathtë.

Tani çështja është se çfarë mendon Sali Berisha që aleati i tij më i madh ka lënë gruan pas 26 vitesh?

E sigurt është që për çdo makinacion që sajojnë, këta s’i kanë bërë llogaritë mirë. Meta mendon se duke justifikuar palmat e Lalzit pas 15 vitesh në ekran, apo duke ia ngecur gruas faturat, do justifikojë luksin që ka shijuar 30 vjet dhe që një qytetar shqiptar s’ka shans as ta prekë e jo më ta ketë. Ai tjetri në ballkon s’e kupton që s’e donte as Obama, as Trump e as Biden. Ndaj s’e pranojnë dot që kanë përballë Amerikën dhe jo Altin Dumanin. Dhe i kërkojnë llogari Amerikës se ku i ka provat për korrupsionin, kur Amerika arriti të përgjojë Merkelin e jo më këta që i ka një qime bythe. Me ato që di Amerika, i ndante tamam Ilirin me Monikën, e jo për politikë./Javanews.al

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al