• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të pathënat e Sazanit, ishullit që ka qenë tokë e ndaluar për shqiptarët (FOTO)

18/03/2024
Të pathënat e Sazanit, ishullit që ka qenë tokë e ndaluar për shqiptarët (FOTO)

“Është unik në botë” – tha Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump në intervistën e tij në Bloomberg për Sazanin.

Në fakt i vetmi ishull i mirëfilltë i bregdetit shqiptar ka një histori enigmatike edhe për vetë ne shqiptarët, shumë prej të cilëve nuk e kanë shkelur kurrë.

Përvecse një bukuri e pashoqe e natyrës sonë ujore, Sazani ka një histori pushtimesh të panumërta.

Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth janë zhvilluar një numër i madh betejash detare.

Në antikitet Sazani njihet me emrin Sason.

Gjatë mesjetës, ishulli kaloi në zotërimin Venecian.

Gjatë Luftërave Ballkanike u pushtua nga Greqia. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani.

Por gjatë Luftës së Parë Botërore, ishulli u pushtua nga Italia. Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që ata të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur ishulli ashtu si gjithë Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë.

Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar.

Gjatë Luftës së Ftohtë bashkë me Pashalimanin në Orikum ishte bazë strategjike e ushtrisë ruse në Mesdhe ose sic njihej atëherë ushtrisë sovjetike.

Më pas u mor plotësisht nën kontroll nga ushtria shqiptare dhe ka qenë i banuar vetëm nga familjarët e oficerëve që shërbenin në ishull.

Civilët nuk janë lejuar atje deri në 1992.

Ishulli ka dy pjesë, ajo Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe ajo Jugore, me lartësi 331 metra.

Nga deti Sazani duket tërësisht shkëmbor por brenda tij ai fsheh një gjelbërim të jashtëzakonshëm.

Duke qenë një zonë e mbrojtur ushtarake, flora dhe fauna e ishullit kanë ngelur të paprekura.

Periferia e ishullit ka shumë plazhe të bukura e të pashfrytëzuara.

Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë në Mesdhe.

Potenciali turistik i ishullit është i jashtëzakonshëm. Kush hedh miliarda do fitojë miliarda, por frika e kritikëve është se me futjen e investimeve elitare atje, për shumicën e shqiptarëve Sazani do vazhdojë të jetë një tokë e ndaluar.

Related Posts

Meloni nxjerr në ankand shallin që i dhuroi Edi Rama
Pikante

Meloni nxjerr në ankand shallin që i dhuroi Edi Rama

11/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Psikologia shqiptare: Tradhtia falet njëherë. Ka punë me Zotin, jo me njerëzit
Pikante

Psikologia shqiptare: Tradhtia falet njëherë. Ka punë me Zotin, jo me njerëzit

26/11/2025
Dhëndri i dha valium dhe e grabiti, flet e moshuara: Nuk kemi pasur probleme, nuk e di nga i erdhi kjo ide
Pikante

Dhëndri i dha valium dhe e grabiti, flet e moshuara: Nuk kemi pasur probleme, nuk e di nga i erdhi kjo ide

24/11/2025
Çudira shqiptare, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)
Pikante

Çudira shqiptare, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)

19/11/2025
Çmenduri/ 13-vjeçarja bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë
Pikante

Çmenduri/ 13-vjeçarja bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë

17/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al