• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të rinjtë shqiptarë me shifra alarmante për ‘dembelizëm’, ja cilat janë arsyet

04/02/2021
Të rinjtë shqiptarë me shifra alarmante për ‘dembelizëm’, ja cilat janë arsyet

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës shkalla e papunësisë te të rinjtë vijon të mbetet e lartë.
Në një diskutim në “Shqipëria live”, të rinjtë dhanë argumentet e tyre.
Pano Sako shpjegon disa arsye, që sipas tij ndikojnë në dembelizëm: “Është çështja e modeleve që kemi ofruar. Kanë qenë modele që kanë sjellë shumë para për një kohë të shkurtër, kryesisht fëmijët e politikanëve, njerëz që nuk u është dashur të punojnë shumë, të bëjnë punë të paligjshme. Është dhe çështja e një deprimimi social, mungesa e shpresës, të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Shqipëri.
Nga ana tjetër, shumë të rinj e kanë më mirë të rrinë me dy mijë lekëshin e babit se të thonë do të filloj punë kamarier. Kanë turp të bëjnë disa lloje punësh.
Po ashtu, të rinjtë nuk janë të orientuar. Papunësimi i të rinjve ndikon shumë te ekonomia e vendit sepse ata mund të prodhojnë shumë ekonomi se të tjerët”.
Nëse për Panon, puna është eksperiencë, Antoneta, ish-konkurentja e ‘Për’puthen’ mendon ndryshe.
“Nuk është çështja se të rinjtë nuk duan të punojnë, por nuk i paguajnë mirë dhe duhet të rrinë me orë të zgjatura në atë punë dhe të mos kenë mundësi të gjejnë një punë që i përshtatet më vonë.
Unë kam zgjedhur të isha me studime dhe të mos punoja. Punët më të zakonshme janë Call Center, kamrier, banakier janë punët e zakonshme, por ama të punosh në Call center nuk të shërben si eksperiencë. Unë mendoj se përtacëria selektive është pozitive, pra është më mirë kur një i ri rri p.sh 4-5 muaj dhe bën kërkimet e duhura që të gjejë punën që i përshtatet”.
Ndërsa gazetari Eraldo Rexha, thotë se punon 4 punë të ndryshme dhe sipas tij disa thjesht nuk kërkojnë punë sepse “i është fiksuar se puna gjendet me mik dhe ndonjëherë presin t’i vijë puna. Por duhet ta gjejnë ata”.
Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në vitin 2019, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 26,6 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup, 36,5 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (12,7 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (18,1 %) ose për arsye të tjera (32,7 %
Duke krahasuar të rinjtë që janë as të punësuar as në shkollë apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (45,3 % e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 28,9 %./tch

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al