• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të zhvillosh Gjirokastrën…

28/04/2018
Të zhvillosh Gjirokastrën…

Lugina e Drinosit në Gjirokastër është padyshim një ndër më të pasurat në nivel arkeologjik. Në këtë hapësirë monumentet janë aq të shumta në numër sa duket sikur mbivendosen. Pikërisht për këtë arsye, kërkimet këtu kanë nisur që në mesin e shekullit të XIX. Janë të shumtë studiuesit, udhëtarët, historianët apo arkeologët e huaj që kanë lënë të dhënat e tyre për sitet arkeologjike që lartësoheshin në këtë zonë. Ekspertët e fushës theksojnë se lugina e Drinosit është e gjatë mbi 40 kilometra dhe ka ofruar kushtet e nevojshme për të jetuar që në kohët më të lashta.
Fshatrat Sotirë, Selo, Bodrishtë, Terihat, Sofratik kanë ofruar të dhëna të shumta arkeologjike. Edhe pse objektet e zbuluara janë të llojeve të ndryshme, ato tregojnë pasurinë e nëntokës që padyshim ende nuk është shpalosur plotësisht. Majft interesante janë të dhënat që ofron Derviciani, ku sipas arkeologut të ndjerë Dhimosten Budina përmes ekspeditës kërkimore të kryer janë verifikuar mbetjet e një vendbanimi të hapur që i përket shekujve III – II para erës sonë. Në Haskovë gjithashtu rreth 18 kilometra nga Gjirokastra është raportuar gjetja e varreve antike, të cilat për fat të keq nuk ruhen.
Në fshatin Çepunë është zbuluar një tumë e cila kishte pjesë përbërëse sipas arkeologëve 63 varre të periudha të ndryshme duke filluar nga periudha e hekurit deri në atë mesjetare. Fshati Lazarat ka pjesën e tij në këtë hartë kaq të pasur me gjurmë arkeologjike, e po kështu Lekli ku ngrihen rrënojat e një kalaje të famshme antike. Shtëpëzi i vjetër është braktisur me kohë dhe babnorët kanë zgjedhur të zbresin në luginë, megjithatë gjurmët e kalasë mesjetare janë shënjuar në vitin 1963 nga Dhimosten Budina.

Nuk mund të mos citohen edhe zbulimet e bëra në vendbanimin e hapur në fshatin Erind i cili i përket shekujve III – II para erës sonë apo në Valare, ku janë identifikuar gjurmë të tumave. Sigurisht një vend të veçantë në Drino ka kalaja e Paleokastrës e cila mesaduket kishte funksionin e kontrollimit të rrugëve antike. Sipas Dhimosten Budinës, njeriut që jetën ja kushtoi arkeologjisë, kjo kala mendohet se i perket shekujve V – VI të erës sonë.
Në të gjithë këtë katalog dëshmi të kohëve më të lashta, vendin kryesor e zë padyshim qyteti i Antigonesë që mbart në vetvetë famën e Pirros së Epirit. Ky sit arkeologjik që mban emrin e gruas së parë të prijësit të famshëm është padyshim një ndër resurset më të rëndësishme turistike. Fshati Suhë ka dhënë gjithashtu elementët e tij, si për të treguar se e gjithë kjo hapësirë ka një konkurencë të madhe që lidhet me historine e trashëgiminë.
Labova e Kryqit ka një ndër kalatë më interesante që i përket sipas “Hartës Arkeologjike Shqiptare” të botuar nga arkeologët Neritan Ceka, Apollon Baçe e Myzafer Korkuti, shekujve VI – V para erës sonë. Në brendësi të saj ruhen trakte banesash, çka i jep fytyrën e një qyteti të mirëfilltë të lashtësisë, por në të njëjtën kohë edhe hijet mjaft enigmatike të historisë së saj pak të hulumtuar.

Sa i takon Libohovës shumica identifikojnë kalanë në qendër të saj, por pak njihen varret antike të cituara në kërkimet e vitit 1963 në njërin krah dhe mbetjet e fortesës së shekujve II – I në krahun tjetër. Të padiskutueshme janë vlerat e qytetit të Hadianopolit të pagëzuar me këtë emër nga perandori Hadrian. 3500 deri në 4000 spektatorë ishte kapaciteti i një teatri që ka qenë i vendosur në njërin prej skajeve të vendbanimit, ndërsa vetë Hadrianpoli përfshinte një hapësirë rreth 16 hektarë në veri dhe lindje të teatrit deri në takimin me lumin Drino. Interesant është fakti se brenda qytetit ishte ndërtuar një ujësjellës, i cili garantonte furnizimin e tij me ujë, por sigurisht kishte edhe ndërtesa të tjera.

Sigurisht nuk mund të harrohet kalaja e Melanit në Nepravishtë që sipas objekte arkeologjike të zbuluara i ka fillesat që në periudhën e bronzit. Po flasim për një sit arkeologjik, për nga vlera të jashtëzakonshëm, e që nuk ka patur gërmime të mirëfillta e aq më pak reklamim të tijin. Ndërtesat me karakter social, apo të banimit shkojnë paralel me rrënojat e një tempulli e mozaiku të shekullit të parë siç dëshmon arkeologu Apollon Baçe. Mendohet se ky ka qenë para themelimit të Antigonesë qyteti më i madh, hijërëndë e i rëndësishëm i të gjithë luginës, por edhe shumë më tej.
Sigurisht këto janë vetëm një pjesë e pasurive që ruan nëntoka e luginës së Drinos, ku nuk janë përfshirë objektet e shumta të kultit që kanë historinë e veçantë të tyre. Megjithatë këto janë të mjaftueshme që organet përkatëse të kuptojnë sesa resurse ka Gjirokastra, përveç vetvetes. Pra, nuk mund e nuk duhet të kënaqemi me turistët që vijnë pak orë në qytetin e gurtë e më pas largohen. Mundësitë janë të pafundme, sigurisht për ata që duan vërtetë ta zhvillojnë këtë zonë, e jo thjesht të llomotisin fjalë boshe./Blitz.al/

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al