• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Temperaturat ekstreme, Greqia mbyll Akropolin

14/07/2023
Temperaturat ekstreme, Greqia mbyll Akropolin

Greqia ka mbyllur Akropolin antik për shkak të temperaturave të larta që ka regjistruar të premten. Mbyllja është bërë për të mbrojtur turistët, teksa jugu i Evropës është goditur nga një valë e të nxehtit.

Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA), satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat në tokë dhe det, ka paralajmëruar se Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia po përballen me kushte ekstreme.

Në Athinë temperaturat më 14 korrik arritën mbi 40 gradë Celsius dhe autoritetet mbyllën për turistët Kodrën e Akropolit ku gjendet tempulli Partenon, që vizitohet nga miliona persona çdo vit. Ministria e Mbrojtjes Civile në Greqi ka paralajmëruar se për shkak të të nxehtit pesë zona përreth mund të përballen me zjarre duke paralajmëruar banorët që të shmangin këto zona.

Ndërkaq, mjekët kanë rekomanduar që të moshuarit dhe ata që kanë probleme shëndetësore të shmangin daljen jashtë për shkak se ata janë më të rrezikuar nga vala e të nxehtit.Javën e ardhshme temperaturat mund të shënojnë një rekord në Evropë dhe të thyejnë rekordin prej 48.8 gradë Celsius që u regjistrua në gusht të vitit 2021 në Sicili.

Një studim i publikuar së fundi tregoi se për shkak të valës së të nxehtit mbi 61.000 persona kanë vdekur verën e kaluar në Evropë.Ndërkaaq, javën e kaluar, çdo ditë bota shënoi ditën më të nxehtë.

Përveç Evropës edhe Shtetet e Bashkuara po përballen me temperatura të larta dhe pritet që ato të arrijnë rekord në ditët në vijim.Qyteti Feniks në Arizona për 15 ditë resht ka shënuar temperatura mbi 43.3 gradë Celsius./ REL

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al