Në kulmin e tensioneve mes dy vendeve për shkak të burgosjes së Fredi Belerit, kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë. Ai ndodhet në Tiranë për ministerialin në kuadër të procesit të Berlinit. “Kryeministria – Takim me Ministrin e jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis”, shkruan Rama në Facebook. Kujtojmë që Greqia ka kërcënuar vazhdimisht Shqipërinë me pasoja në rrugën e integrimit evropian për shkak të dosjes së Fredi Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është arrestuar duke blerë vota. Prej majit ai qëndron prapa hekurave ndërsa ka nisur tashmë edhe procesi në Gjykatën e Posacme.








