Policia e Përmetit ka arrestuar një 43-vjeçar nga Memalaj. Ai është shtetasi Bujar Kalemi, banues në fshatin Zhapokikë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Zyra e Shtypit në Policinë e Gjirokastrës, thuhet se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të vjedhë lekët në arkën e kishës së “Shënkollit” Këlcyrë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
© ArgjiroLajm.net