Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 58 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në një ambient në pronësi të tij.









