Nje 54 vjecar nga fshati Progonat i Tepelenes eshte shpallur ne kerkim nga Policia e Shtetit, pasi ka tentuar te kultivoje bime natkotike prane prones se tij.
Njoftimi i Policise:
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shpallet në kërkim 1 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë shpallën në kërkim shtetasin A. M.., 54 vjeç, banues në fshatin Progonat, pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në afërsi të një ambienti në pronësi të tij.