Një 51-vjeçar nga Tepelena është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Policia thotë se, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin B.Q, vjeç 51, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, pasi më datë 23.04.2018, tek “Qafa e Çajupit”, në një zonë të mbrojtur (Monument Natyror), ka hapur një gropë në formën e lerës për ta mbushur me ujë për bagëtitë. Cështja është nën hetim nga organi i akuzës.