Një lokal është djegur gjatë natës në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hormovë. Policia e Gjirokastrës ka dhënë një informacion paraprak.
Në datë 07.08.2019, gjatë natës, në fshatin Hormovë, Tepelenë, ka rënë zjarr në brendësi të lokalit në pronësi të shtetasit R.E. Për pasojë janë djegur disa tavolina dhe karrige.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit.









