Rreth 36 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa është asgjësuar nga policia e Tepelenës.
Gjatë operacionit të koduar ‘Lekli’ u arrestuan në flagrancë dy persona.
58-vjeçari Hajri Pushi u arrestua në fshatin Lekël të Tepelenës teksa në banesën e tij u gjetën dy bidona plastikë me lëndë narkotike pesha e të cilës arrinte rreth 31 kg.
Ndërsa një 58-vjeçar Muhamet Kika u arrestua në fshatin Arrëz e Vogël në Memaliaj, pasi iu sekuestruan 5 kg kanabis.
Gjatë kontrollit u zbulua se lënda narkotike ishte e fshehur në tavanin e shtëpisë në një thes me ngjyrë të zezë.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.