Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në banesë. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në qytetin e Tepelenës. Sipas policisë, në rrugën “Ali Pasha”, në banesë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja F.SH, vjeç 79, banues në Tepelenë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Çështja po hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net









