Një i moshuar nga Tepelena ka kërkuar urdhër-mbrojtje në polici pasi është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga vajza e kunatit.
“Më datë 11.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.Xh, vjeç 71, pasi dyshohet se vajza e kunatit T.R, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, thuhet në njoftimit e policisë.