Një i moshuar nga Tepelena ka kallëzuar në polici punonjësen e postës që shpërndan pensionet. Policia thotë se ka depozituar në Prokurorinë e Gjirokastrës kallëzimin për për shtetasen L.D vjeç 57, banuese në Tepelenë, pasi shtetasi Ç.H, vjeç 70 banues në Tepelenë, ka bërë kallëzim se, nuk i ka dhënë pensionin mujor. Çështja është nën hetim nga organi i akuzës Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net