POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. K., banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi po kryente punime për ndërtimin e një banese, në fshatin Peshtan, pa lejen e organeve kompetente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.