Një i ri nga Tepelena është arrestuar. Policia thotë se 25-vjeçari me inicialet K.B, banues në Tepelenë, u arrestua në flagracë. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale: “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”. Policia nuk jep më tepër detaje, ndërsa çështja është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net