POLICIA E SHTETIT
Memaliaj — Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Memaliaj kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj dy shtetasve, A. Ç. dhe G. K., të dy banues në fshatin Toç.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi A. Ç. dyshohet se ka shpërdoruar një sipërfaqe toke, ndërsa shtetasi G. K., gjatë një konflikti për motive pronësie me familjarë të A. Ç., ka goditur me sende të forta në dorë shtetasin M. Ç.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









