Policia e Gjirokastrës ka zbuluar 650 bimë narkotike në vendin e quajtur “Lajthizë në fshatin Gusmar të Tepelenës.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin:
E.K, 29 vjeç, banues në Gusmar, Tepelenë, (kryeplak i fshatit Gusmar).
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.









