POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Beçisht, në vendin e quajtur “Antenat”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e vogël toke. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









