Një 27-vjeçar është proceduar në polici, pasi nuk i është bindur urdhërit të kësaj të fundit për të ndaluar në postbllok.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë.
Policia njofton se shtetasi A.H, vjeç 27, banues në fshatin Lulëzim, Tepelenë, teksa po lëvizte me makinë tip ‘Audi’ në aksin Tepelenë–Uji Ftohtë, tek “Ura e Leklit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë në postbllok, për të ndaluar.
Kështu që ndaj tij ka nisur procedimi penal dhe materialet hetimore u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
/ArgjiroLajm.net/