Opozita e ka marrë vendimin. Kryetari Lulzim Basha sapo njoftoi mbylljen e protestës ditën e sotme, por deklaroi se opozita do të rikthehet në shesh të enjten e ardhshme më 20 shkurt. Duke folur para qytetarëve Basha i falenderoi për rezistencën dhe tha se kjo ishte një protestë madhështore. Basha tha se synimi opozitës është largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe krijimi i një qeverie tranzitore. Ai hodhi akzua gjihthashtu se qeveria po bashkëpunon me krimin dhe se drejtësia është totalisht e kapur.









