Lëkundje të forta sizmike janë shënuar mbrëmjen e sotme në Rodo si dhe në zonën e Akaisë dhe Aitoloakarnanisë, Greqi. Mediat greke raportojnë se tërmeti në Rodo ishte me magnitudë 4.9 ballë i shkallës rihter, ndërsa në Akai ka qenë me magnitudë 3.8 ballë i shkallës rihter, katër kilometra në perëndim të Nafpaktos, pranë Antirrios. Sakaq, nuk raportohet për dëme.