Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar paraditemn e sotme në Turqi.
Epiqendra ndodhet 57 km në jug-juglindje të qytetit të Antixhamanit.
Thellësia fokale, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, është llogaritur në 8 km.
Ditën e sotme një tërmet prej 7.2 ballësh ka goditur Tajvanin duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur më shumë se 700 të tjerë.
Si pasojë e tërmetit, që ishte më i fuqishmi që ka goditur këtë ishull në të paktën 25 vjet, u lëshuan paralajmërime për cunami në jug të Japonisë dhe Filipine, por më vonë autoritetet tërhoqën paralajmërimet.