74 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët është përkujtuar sot edhe në qytetin e Tepelenës. Veç ceremonisë dhe homazheve në varrezat e dëshmorëve, është shtruar një drekë zyrtare edhe për veteranët e qytetit nga kryebashkiaku Tërmet Peçi. Një moment pikant gjatë drekës ishte kur vetë kryebashkiaku nisi të këndonte labçe. Përballë tij ishte mjeshtri i isopolifonisë Golik Jaupaj.
Tërmet Peçi ia merrte këngës, ndërsa Goliku ia kthente. Veteranët përreth mbanin iso. Dallimi kësaj here është se kënga nuk ishte për Enver Hoxhën si disa muaj më parë kur shkaktoi dhe reagime politike. Tërmet Peçi është një kryebashkiak atipik dhe pikërisht për këtë tërheq vëmendjen e medias.
Nga ana tjetër nuk duhet mohuar fakti që në dy mandate ai i ka bërë një transformim rrënjësor Tepelenës. Rikandidimi në zgjedhjet e vitit të ardhshëm është i sigurt dhe sipas të gjitha parashikimeve ai pritet të votëbesohet sërish nga qytetarët e Bashkisë Tepelenë për një mandat të tretë.
©ArgjiroLajm.net