Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar të lënduarit nga tërmeti në spitalin e Traumës nl Tiranë.
Meta deklaroi se e kishte paralajmëruar diçka të tillë prej kohësh.
Sipas tij Shqipëria është tronditur rëndë.
“Duket që ka lëndime të jashtëzakonshme. Shpresoj të mos ketë viktima. Ka të plagosur në gjendje të rëndë. Duhet të verifikohen banesat nëse qytetarët kanë nevojë për ndihmë. Kërkohen raportime më të shpejta nga i gjithë vendi. Falënderoj personelin mjekësor që po bën gjithçka për të shërbyer. E gjithë Shqipëria është tronditur rëndë. Duket se edhe është përgjakur por shpresojë të mos ketë viktima të tjera. E kam paralajmëruar prej kohësh rrezikun e goditjes së Shqipërisë nga tërmetet. Të sqarojmë nëse ka apo jo njerëz për ndihmë’, u shpreh Meta.