Tërmet 6.4 ballë ka shkundur në orët e para të mëngjesit vendin. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Lëkundjet janë ndjerë të forta edhe në kryeqytet, por edhe Lezhë, Fushë-Krujë dhe Fier.
Mësohet se në Thumanë janë shembur 3 pallate. Në Durrës ka banesa të shembura dhe është shembur edhe muri i kalasë. Raportohet për dëme të shumta në të gjithë vendin. Dhjetra persona të shtruar në spital.