• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tërmeti, çfarë ndodh me zgjedhjet e parakohshme? Nga Reforma e re Zgjedhore te ngërçi me Kushtetuesen, pse Brukseli është i lodhur me Tiranën

10/12/2019
Tërmeti, çfarë ndodh me zgjedhjet e parakohshme? Nga Reforma e re Zgjedhore te ngërçi me Kushtetuesen, pse Brukseli është i lodhur me Tiranën

Bashkimi Europian është i lodhur me klasën politike në Shqipëri. Pas përgjigjes negative të tetorit për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ata kanë vërejtur se ka një regres të reformave në Shqipëri, por jo vetëm.

Edhe pse në një kohë me rrëmujë në institucionet europiane për shkak të zgjedhjeve të fundit në Parlamentin Europian, drejtuesit e rinj ftuan në një vizitë disaditore një grup gazetarësh nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për të parë nga afër angazhimin e marrë nga BE për këto vende. Vizita u krye nga data 2 dhjetor deri më datë 5.

Axhenda në këto ditë ishte mjaft e ngjeshur ku u takuam me Eurodeputetin Davit McAlister, Raportuesen për Shqipërinë, Isabel Santos, drejtoren për fqinjësinë dhe zgjerimin për Ballkanin, Genovefa Ruiz-Kalavera, drejtorin e Task-Forcës strategjike të komunikimit për Ballkanin Perëndimor, Jasna Jelisiç etj…

Aktiviteti i parë, në të cilin morëm pjesë, ishte një “Think Tank” i organizuar nga “Friends of Europe”, ku u diskutua perspektiva e vendeve të Ballkanit. Ajo që ra në sy ishte mendimi i njëjtë i të gjithëve se vendimi i Parlamentit Europian në tetor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim historik. Më tej, gjatë takimeve të tjera, një burim, i cili nuk preferoi të citohej, por vetëm të referohej, i tha gazetës “Panorama” se Brukseli i ka shpenzuar të gjitha energjitë me klasën politike në Shqipëri.

Ai tha se sa herë që me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve mbyllet një problematikë politike në Shqipëri, liderët e partive politike hapin një temë tjetër debati. “Mendoj se i kemi përdorur të gjitha energjitë që t’u themi të dyja palëve që të punojnë së bashku dhe të vazhdojnë përpara me reformat. Mendoj se nuk na kanë kuptuar. Ato vazhdojnë që të përplasen së bashku. Ajo që po bëjmë ne është që t’i themi secilit nga liderëve të partive që njerëzit e tu presin për këto reforma, që të bëhet më e mira për ta”, tha një burim brenda Parlamentit Europian, që nuk pranoi të identifikohej. Ndërsa një tjetër që i njihte edhe më mirë zhvillimet në vendin tonë, tha se: “Të gjitha debatet politike që zhvillohen në Shqipëri, bëhen sepse partitë politike nuk e duan vetingun, ata kanë frikë prej drejtësisë së pavarur”, tha një tjetër.

DEBATI PËR KUSHTETUESEN

Debati i nxehtë mes Parlamentit dhe Presidentit për radhën e zgjedhjes së një anëtari të Gjykatës Kushtetuese kishte marrë vëmendjen maksimale të institucioneve të BE-së. Perceptimi i tyre për këtë përplasje të radhës ishte se debati ishte i panevojshëm dhe për të pasur influencë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas një tjetër burimi që takuam në Komisionin Europian, Kushtetuta për këtë rast ishte shumë e qartë, ndërkohë fajësoi Presidentin dhe Parlamentin për mungesë dialogu.

Sipas tij, palët kishin rënë dakord që të shkelnin procedurën për radhën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk është në funksion Gjykata e Lartë, e cila do të duhet të zgjedhë anëtarët e saj të Gjykatës Kushtetuese, sipas radhës që përcakton Kushtetuta e re e vendit. Në këtë mënyrë, sipas burimeve në Komisionin Europian, as Parlamenti nuk duhet të kishte pritur limitet e afatit kohor për të zgjedhur në një ditë dy anëtarët e saj të Gjykatës Kushtetuese, por as Presidenti, sipas tyre, nuk duhet të kishte marrë vendim në ditën e fundit të afatit të tij për të mos marrë vendim për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, një tjetër shkelje, sipas burimit nga Komisioni Europian për gazetën “Panorama”, ishte se kreu i shtetit shkeli haptazi Gjykatën Kushtetuese kur zgjodhi Marsida Xhaferllarin, e cila nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ishte renditur e katërta në listë. Ndërkohë që Kushtetuta paracakton që zgjidhet një nga tre nga kandidatët e parë të listës.

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME

Fatkeqësia natyrore që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, bashkë me shumë ndërtesa dhe jetë njerëzish, fshiu edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Burime nga Brukseli thanë për gazetën “Panorama”, se pas tërmetit është shumë e vështirë që të diskutohet më për zgjedhje të parakohshme. Burimet vlerësuan partitë politike që nuk e shfrytëzuan fatkeqësinë natyrore për kredenciale politike, ndërkohë shtuan se palët duhet të çojnë përpara Reformën Zgjedhore.

Ata thanë se janë në dijeni që dy kampet po punojnë në drafte të ndryshme për çështjen e Reformës Zgjedhore, por shtuan se në vijim do të vijojnë përpjekjen e tyre për të ndërgjegjësuar liderët e partive politike në Shqipëri se qytetarët presin një Reformë Zgjedhore të dakordësuar nga të dyja palët dhe që u shërben qytetarëve më shumë. Më tej, burimet shtuan se ata do të përdorin të gjitha instrumentet e tyre për të ulur në një tryezë opozitën dhe maxhorancën për të miratuar Reformën Zgjedhore.

Në fund të takimeve, eurodeputeti McAlister dha një mesazh të drejtpërdrejtë për politikën shqiptare: “Shqipëria nuk mund të ketë një udhërrëfyes më të mirë sesa rezoluta e Bundestagut gjerman, e cila, nëse është e nevojshme, të përkthehet në anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Nëse e zbatojnë atë, do të jetë shumë mirë”, tha McAlister./ Panorama

Related Posts

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Padi e re kundër regjisorit për sulm seksual, Tyler Perry kërkon 77 milionë dollarë dëmshpërblim

Padi e re kundër regjisorit për sulm seksual, Tyler Perry kërkon 77 milionë dollarë dëmshpërblim

27/12/2025
Momentet e para si baba, bëhet virale video e ëmbël e Mirlind Dakut me vajzën e sapolindur

Momentet e para si baba, bëhet virale video e ëmbël e Mirlind Dakut me vajzën e sapolindur

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al