Shqipëria ishte sot në ditë zie kombëtare, ku në shumë qytete janë ndezur qirinj si homazh për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Numri i viktimave numërohet në rreth 37 mijë në të dy vendet, ndërsa bilanci pritet të rritet në ditët në vijim. Për nder të viktimave janë ndezur qirinj në të gjitha qytetet e vendit nga veriu ne jug.










