Tërmeti që shkundi në orët e para të mëngjesit Shqipërinë ka shkaktuar shumë dëmtime dhe deri më tani raportohen 7 viktima. Por në Durrës është dëmtuar edhe kalajda e Durrësit.
Siç shihet në fotot e mëposhtme, një pjesë e tyre është shembur.
Foto nga kalaja e shembur:
Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 7 viktima dhe 200 të plagosur. Ndërkohë që mbi 200 persona kanë marrë ndihmën e parë në spital.