Një tërmet ka rënë në orët e para të mëngjesit në Gjirokastër dhe Sarandë, duke krijuar panik tek banorët e zonës dhe pushuesit që nuk janë të paktë në këtë kohë.
Mësohet se tërmeti ka rënë në orën 02:22 të mëngjesit të ditës së sotme dhe epiqendra e tij ka qenë në Frashtan të Gjirokastrës.
Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë i shkalles 2.8 Rihter dhe përveç panikut nuk ka sjellë dëme të tjera.
Lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në zonat e tjera ditët e fundit.
Ndërkaq një tërmet i rënë në ishullin italian të Iscia pak ditë më parë solli edhe viktima, ndërsa shkatërroi disa ndërtesa të vjetra.