• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tetova sfidon Josën, do fitoren e katërt ndaj ekspertit që nuk e ka mundur kurrë

11/09/2025
Egnatia, Tetova para Champions: Vlerësim maksimal për kundërshtarin, bëjmë të pamundurën për fitore

Egnatia zbret në fushë ndaj Bylisit në një moment delikat të sezonit. Katër ndeshje pa fitore, dy prej të cilave në kampionat, kanë krijuar një atmosferë të rënduar në Rrogozhinë, ku presioni mbi skuadrën është rritur ndjeshëm. Në qendër të kësaj situate qëndron trajneri Edlir Tetova, i cili është i detyruar të gjejë rrugën e fitores për të rikthyer qetësinë dhe besimin.

Kjo përballje nuk është thjesht një ndeshje kampionati: është një test karakteri dhe personaliteti, ku trajneri duhet të tregojë se di të menaxhojë presionin dhe të nxjerrë më të mirën nga grupi i tij. Në Rrogozhinë mendojnë se kjo është një nga ato ndeshje që Tetova duhet të bëjë “kampionin”. Ai e ka treguar dy vitet e fundit që mund të mbajë skuadrën në shinat e suksesit dhe tashmë i duhet të përsërisë të njëjtën gjë. Një fitore ndaj Bylisit do të kishte vlerë të shumëfishtë: do të shënonte fundin e serisë negative, do të qetësonte ambientin dhe do ta mbante Egnatian në garën për objektivat madhorë të sezonit.

STATISTIKAT E TETOVËS – Nëse ka një gjë që e mban lart moralin e Tetovës dhe Egnatias para këtij dueli, janë statistikat. Në 9 ndeshje të drejtuara ndaj Bylisit, ai numëron 7 fitore dhe 2 barazime, duke mos njohur asnjë humbje. Ky bilanc i shkëlqyer e vendos trajnerin e Egnatias në një pozicion të favorshëm psikologjikisht. Kundërshtari duket sikur i shkon “për dore”, dhe ky fakt e bën Tetovën të shihet si një lloj “hajmalie” për Egnatian kur përballet me ballshiotët. Kjo është një kartë e fortë që trajneri duhet ta shfrytëzojë për t’i dhënë fund krizës së skuadrës së tij.

DUELI ME JOSËN – Në krahun tjetër të pankinës do të jetë një emër i madh i futbollit shqiptar, Mirel Josa. Përplasja mes dy trajnerëve ka gjithmonë interes të veçantë. Deri tani, në 5 duele mes tyre, Tetova ka dalë fitues 3 herë, ndërsa dy ndeshje janë mbyllur në barazim. Balanca anon sërish në favor të Tetovës, që ka treguar se di ta lexojë lojën edhe përballë një tekniku me përvojë të gjatë dhe me shumë trofe në karrierën e tij. Ky duel shton vlerën e sfidës, pasi nuk është thjesht një betejë mes dy skuadrave, por edhe një dyluftim i drejtpërdrejtë mes dy filozofive të ndryshme drejtimi.

Related Posts

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic
Sport

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic
Sport

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe
Sport

Shpallet “Trajneri i Vitit”, Chivu merr vlerësimin e rëndësishëm

25/12/2025
Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro
Sport

Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro

25/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

26/12/2025
“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al