Teuta dhe Apolonia do të përballen në finalen e Kupës së Shqipërisë për vajza për edicionin futbollistik 2025/2026, duke vulosur një rrugëtim të merituar drejt aktit më të rëndësishëm të këtij kompeticioni.
Për herë të parë në historinë e saj, Teuta siguron një vend në finalen e Kupës, pas dy gjysmëfinaleve të forta ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Edhe në sfidën e kthimit, durrsaket triumfuan 1-2 në stadiumin “Loro Boriçi”, falë dopietës së Da Silvës, duke konfirmuar formën dhe ambicien e tyre për këtë sezon.
Sakaq, pas fitores 1-2 në takimin e parë ndaj Gramshit, Apolonia administroi me qetësi edhe sfidën e kthimit, që u mbyll në barazim 0-0. Ky rezultat mjaftoi për të siguruar kualifikimin në finale falë avantazhit të ndeshjes së parë.
Finalja Teuta – Apolonia pritet të dhurojë një spektakël të vërtetë sportiv dhe të kurorëzojë një edicion të suksesshëm të Kupës së Shqipërisë për vajza. Ndeshja do të zhvillohet në muajin maj 2026, ndërsa detajet zyrtare do të bëhen të ditura në vijim për publikun dhe mediat.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








