• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Teze çfarë dhurate do, i kam mbledhur lekët”!, flet motra e Silvanës që u shua në aksidentin tragjik: Aq shumë ishin dashur sa ikën të katërt bashkë (VIDEO)

30/06/2021
“Teze çfarë dhurate do, i kam mbledhur lekët”!, flet motra e Silvanës që u shua në aksidentin tragjik: Aq shumë ishin dashur sa ikën të katërt bashkë (VIDEO)

Të tjera rrëfime tronditëse vijnë nga familjarët e familjes Gushi, që u shua tragjikisht nga aksidenti në aksin Fier-Vlorë, teksa po vinin nga Greqia për të bërë pushimet në Shqipëri. E motra e Silvana Gushit, Suela, rrëfeu mes lotësh në News24, raportin që kishte me motrën, dhëndrin dhe dy mbesat e saj. Teksa zbuloi telefonatën e fundit me ta, rrugës për në Shqipëri, Suela tregoi edhe si e mori vesh lajmin tronditës në spital, ndërsa tha se me mbesat, sidomos me Anastasinë, ishte shumë e lidhur.

“Motra ime iku 18 vjeçe, unë kam qenë shumë e vogël. Kam qarë aq shumë, kur iku në Greqi. Mbeti shtatzënë, nuk na tha gjë, se ishte e vogël. Ditën që ka lindur vajzën, na ka marrë në telefon, do ta mbaj mend gjithmonë, dhe na tha që lindi. Ajo vajza, Anastasia, kaq e bukur, nuk kishte fëmijë më të bukur se ajo. Nuk e di si e mori Zoti. Motra ime dhe unë ishim njësoj, rrobat bashkë i vishnim, më fliste, nuk kishte çupë më të mirë se ajo. Vendin e asaj nuk e zë njeri. Jo se ishte motra ime, po më korrekte, më e pastër, më e dashur, më kursimtare. Nuk do të ketë më njeri si ajo, edhe 5 milionë njerëz të tjerë të njoh. Fola atë ditë, më tha që po vinte dhe të mos dilja nga shtëpia.

Në 1 të natës bëmë bisedën e fundit. I thashë mamasë ik merr pulë, se po vijnë. Sa vajti mami, u shtriva te krevat dhe hapa telefonin. U futa dhe në faqe të parë lexova për aksident. Hap lajmin dhe shoh makinat, po nuk e dija çfarë makine kishte kunati. Mora mamin në telefon dhe e pyeta, ajo më tha të merrja babin. E mora babin dhe e pyeta, më tha “Toyota”, aty u fika, më dogji diçka. I thashë mamit, më duket se kanë bërë aksident, ishin tre të vdekur, po ato ishin katër. Mora taksi dhe shkova menjëherë te spital, po aty nuk më jepte njeri fare asgjë. Dola zbathur. Ata nuk kishin numër shqiptari, numri grek nuk kapte më. Nuk e kuptoj të vish deri në derë të shtëpisë, aq shumë na paskan dashur, sa vdiqen 7 minuta larg shtëpisë.

Ata vinin në Shqipëri, kunati nuk ikte te shtëpia e tij, po rrinte te ne, e kishim si djalë, ishim shumë të lidhur. Shkova te spitali, pashë policë, ata më thanë të merrja 129 të më tregonin. I mora në telefon, më thanë makinë “Toyota”, me targë greke. Merr doktorë, shtrëngo, kërkova të shkoja te morgu, më tërhiqnin zvarrë dhe nuk më linin të shkoja. Më pyetën sa veta ishin në makinë, që të më tregonin. Ju thashë që ishin katër veta, i përshkrova, dhe aty nuk mbaj mend më, mora mamin në telefon dhe i thashë që vdiq Vana me burrin e vajzat. Nuk mbaj mend më, u mblodh tërë Vlora, nuk më mbanin dot.

Çfarë të them më shumë, edhe lotët nuk më dalin më, aq shumë kaq qarë. Kisha bërë 5-6 valixhe për mbesën, o sa më donin. “O teze, më tha e vogla, kam mbledhur lekët, çfarë dhurate të të bëj, çfarë ngjyre të pëlqen”. Kam aq shumë gjëra për të thënë, po vetëm në një libër do i lexoni, që do jetë me emrat e këtyre. Aq shumë duheshin dhe me njëri-tjetrin, motra nuk hante bukë pa burrin. Aq shumë janë dashur, sa ikën të katërt bashkë. “O teze, pse nuk bëhesh mami jonë ti, se ti na mban me të mira”, më thoshte mua. Të shikosh katër arkivole në mes të shtëpisë, nuk e di”, tha ajo.

Related Posts

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik
Kryesore

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik

02/01/2026
3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!
Kryesore

3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!

02/01/2026
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Kryesore

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

02/01/2026
Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit
Kryesore

Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit

02/01/2026
Krimi makabër në Orikum, flet fqinja e çiftit: U habitëm, s’kemi dëgjuar debate
Kryesore

Krimi makabër në Orikum, flet fqinja e çiftit: U habitëm, s’kemi dëgjuar debate

02/01/2026
Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, çifti i bashkëshortëve ishin ndarë dhe ribashkuar
Kryesore

Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, çifti i bashkëshortëve ishin ndarë dhe ribashkuar

02/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

03/01/2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al