• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Thirrja e Ramës: Boll shfrytëzuat punonjësit, rrisni rrogat dhe i deklaroni të plota

27/03/2023
Thirrja e Ramës: Boll shfrytëzuat punonjësit, rrisni rrogat dhe i deklaroni të plota

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve që të rrisin pagat për punonjësit. I pranishëm në një fasoneri ku janë punësuar 300 punonjëse, Rama tha se çdo kompani duhet të bëjë llogaritë e nevojshme që askush të mos ketë ankesa për pagat. Kreu i qeverisë tha se në momentin që punonjëset qëndrojnë orë shtesë dhe natën, duhet të marrin para ekstra. Sipas Ramës, nëse rritja e pagës nuk ndodh, as sipërmarrja nuk do të ketë përparime, pasi punonjësit do t’i largohen e do të kërkojnë rroga më të mira diku tjetër, qoftë në Shqipëri apo jashtë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Këtu u fol për 300 punonjëset, kryesisht gra, dhe disa punonjës, 300 që kanë themeluar sëbashku me sipërmarrësin këtë biznes. Vitet kalojën dhe nevojat rritet por edhe pretendimet e atyre që vijnë më pas rriten. Procesi i zëvendësimit që dalë nga dalë ka nisur, sepse kjo industri u bë 30 vjet që është themeluar. Edhe në këtë sipërmarrje vitet kalojnë, si kudo tjetër, por procesi i zëvendësimit të forcave të kualifikuara të punës nëse sipërmarrja s’do të kuptojë se me këto paga nuk shkon lart. Pyetja që shtrohet sot është a janë pagat në sektorin privat pasqyrë e produktivitetit, apo janë pasqyrë e një qasje kapitaliste që është në skajin e vet. Forcat e punë s’po fillojnë të mungojnë, e kemi dëgjuar prej kohësh kemi vende pune po s’kemi specialistë, po tani është kemi vende pune po s’kemi as punëtorë. Kjo kërkon një reagim të shpejtë, duke nis nga paga. Kjo është një kompani që s’ka për këtë fjalim. Filli i logjikës së shfrytëzimit deri në skaj të krahut të punës. Kjo që po bëjmë dhe që do ta shoqërojmë me masa të tjera, është një vendosje në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës. Mos rritja e pagave godet palcën e ekonomisë, nuk pranojmë dot që paga minimale që nga prilli do të jetë 40 mijë lekë, të jetë njësoj edhe në ndërtim. Kjo nuk është më pagë, por shfrytëzim. I bie të jetë e pavërtetë, nuk është pasqyrë e produktivitetit, është pasqyrë e shfrytëzimit. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e ndalon qeverinë të vendosë paga për çdo sektor. Por, nuk na ndalon që tu themi atyre kompanive të ndërtimit që s’do të merrni më leje ndërtimi në momentin që paguani punonjësit në këtë mënyrë. Ka akoma kompani që ecin me këtë mentalitet. Në nuk kemi pse të përgatisim të rinj që të shkojnë t’i shërbejnë popullit gjerman. Ne financojmë studime që ata të rinj të na shërbejnë këtu, por qoftë paga e mjekëve, qoftë edhe të të tjerëve, ne do t’i rrisim. Sot gjykatësit e prokurorët paguhen më shumë se ne këtu. Është bërë për të mbështetur reformën në drejtësi. Jemi realistë dhe po bëjmë një analizë të thellë. Do rrisim pagat akoma më tej. Kemi raste të dhimbshme sipërmarrësish që japin një pjesë të pagave në të zezë. Kjo është arsyeja pse ne jemi zgjedhur, për të përmirësuar jetën e njerëzve në mënyrë të drejtëpdrejtë, këtë marrëdhënie pune dhe të bëjmë të mundur që njerëzit të paguhen më shumë dhe në mënyrë më të sigurtë. Ky është qëllimi.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Pse rikthimi i Toneyt në shtëpi i kushtoi shumë banorëve?

23/12/2025
Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al