• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Thirrje për ndihmë, Covid i rrezikon jetën skulptorit nga Gjirokastra

08/08/2020
Thirrje për ndihmë, Covid i rrezikon jetën skulptorit nga Gjirokastra

Artisti, Arben Bajo i njohur për realizimin e skulpturës së këngëtares Vaçe Zela, është prekur sëfundimi nga koronavirusi. Ai ndodhet i shtruar në Spital dhe ka nevojë për transfuzion gjaku. Këtë fakt e kanë bërë të ditur kolegët e tij, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët të dhurojnë gjak për të shpëtuar artistin. Ilir Butka thekson se “Artisti Arben Bajo ka nevoje urgjente për gjak te grupit A negativ te dikujt qe e ka kaluar Covid 19! Eshte i lutur kush mundet, te kontaktoje familjaret e tij”. Ndërsa, artisti tjetër, Ardian Isufi në mesazhin e tij shpjegon se personi që do dhurojë duhet të këtë kaluar COVID-19, në mënyrë që me gjakun e tij të kalojë bashkë me antikorpet.

“URGJENTE ! Artisti ARBEN BAJO ka nevoje per gjak te grupit A negativ nga nje person qe ka kaluar COVID19.

Falenderoj “dhuruesin” e pare te grupit A negativ… por duhet te kete kaluar Covid19, sepse keshtu ka ne gjak antikorpet e duhura!”, thekson Isufi.

“Artisti Arben Bajo ka menjehere nevoj per gjake A- nga nje person i cili e ka kaluar Covid -19 Ju lutem pyesni kedo te njohur i cili e ka kaluar per grupin e gjakut! Benit i detyrohemi shume!’, thekson Arkond Canaj.

KUSH ESHTE ARBEN BAJO

Arben Bajo lindi në qytetin e gurtë, ku që në fillimet e tij kishte shfaqur prirje ndaj muzikës e skulpturës. “Në fund triumfoi skulptura”, tregon ai.

Pas Gjirokastrës, rrugëtimin e artit do ta vijonte në Liceun Artistik të Fierit, e mandej në Akademinë e Arteve. Pas studimeve do të largohej në Greqi për të blerë disa mjete pune, por fati e desh që të qëndronte atje për afro 14 vjet. “Punova dhe pata mundësi të përfshihesha në jetën artistike atje. Bashkëpunova me disa muze të njohur, me të cilët ende vijoj të ruaj lidhjet. Për 6 vite dhashë edhe mësim në një shkollë private, derisa në 2008-ën u ktheva përfundimisht në Shqipëri”, thotë ai.

Vitet në Greqi i kanë shërbyer në shumë pikëpamje të formimit profesional, por siç thonë “guri rëndë në vend të vet”. “Është vështirë që Greqia t’i jap një artisti shqiptar të realizojë skulptura të personaliteteve greke, po ashtu edhe Italia apo vende të tjera. Pra, atje fitova eksperienca, që këtu s’do t’i kisha të mundura, siç po bëj këtu vepra të një rëndësie të veçantë, që atje s’do t’i kisha realizuar dot. Figurat publike, për shembull, zakonisht nuk i jepen një skulptori të huaj”.

Karriera e tij është e bazuar më tepër në krijimtari sesa te porositë, edhe pse këto të fundit nuk mund të shmangen, pasi siç pohon, “në një vend të varfër si i yni, mundësitë janë të pakta për artistët”. Ditët e Bajos janë të ndara mes mësimdhënies dhe krijimtarisë, e për sa i përket brezit të sotëm të studentëve e talenteve të reja, ai thotë se: “Talente ka në çdo epokë, në çdo brez, por se sa do ecin varet nga mundësitë, fati si dhe këmbëngulja e tyre. Nuk duhet lënë t’u shuhet flaka talenteve të reja”.

n b

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al