• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Thirrje për ndihmë/ E moshuara nga fshati Piqeras në gjendje të rëndë, pa strehë dhe e sëmurë (VIDEO)

25/08/2020
Thirrje për ndihmë/ E moshuara nga fshati Piqeras në gjendje të rëndë, pa strehë dhe e sëmurë (VIDEO)

Lefteria Qendrothanasi, 80 vjeçe është një e moshuar e braktisur që jeton në kushte të mjerueshme përtej imagjinatës, në fshatin turistik Piqeras të Lukovës. Report TV ka raportuar sot se Qendrothanasi është braktisur nga familjarët, dhe as institucionet shtetërore nuk e kanë përfillur, që para tre vitesh, kur të moshuarës iu dogj banesa dhe përfundoi në rrugë.

Ajo u dërgua në azil fillimisht por nuk qëndroi dhe më pas si kujdestare iu caktua kunata. Androniqi Qendrothanasi. Siç shihet edhe në pamje, trupi i Lefteries është mbuluar nga mizat dhe insektet, që i vijnë rrotull për shkak se ka shumë kohë që nuk lahet apo kujdeset për higjienën e saj personale.

Banorët e fshatit turistik Piqeras në Lukovë bëjnë apel që institucionet të bëjnë diçka për të. Ata shprehen se e moshuara ka edhe krimba dhe se mund të përhapë pandeminë.

“Shumë e vështirë është situata, ka një muaj këtu, që kur kam ardhur nga Greqia e kam gjetur kështu në këtë gjendje, nuk ka njeri kush ta lajë dhe ta ushqejë, bërtet, është e sëmurë, ka nevojë për ilaçe. Qeveria, shoqatat ta ndihmojnë” tha një banore. Ndërsa një tjetër banor ngriti alarmin: Është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe, është për t’u tmerruar, i ka dalë zorra e trashë, është me krimba, këtu në Piqeras do të plasë epidemia, shteti duhet të bëjë dicka.

Androniqi Qendrothanasi është shprehur për Report TV se e ka të pamundur të kujdeset për të moshuarën edhe pse merr pagë mujore për këtë gjë.

“Kujdesimi, mbrëmë i shpura batanije, por nuk dëgjon dhe bën ç’i thotë mendja. Unë vjet e dërgova në azil në Tiranë, por u kthye mbrapsht. Kur erdhëm këtu më tha më grinë mizat, të të grinë i thashë, se unë të dërgova atje të jesh me doktor dhe pastërti. Unë mundohem por nuk më lënë edhe të tjerët, me ç’të drejtë më hapën derën dhe e nxorën përjashta, se unë brenda do e laj, nuk do ta laj në rrugë,”-tha ajo.

Report Tv komunikoi në telefon me Adi Boçin kryetarin e njësisë administrative Lukove, i cili u shpreh se është vënë në lëvizje. Tashmë e moshuara është transportuar drejt spitalit të Sarandës, dhe pritet që të bëhet diçka për të./ Report tv

Related Posts

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim
Kryesore

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

04/03/2026
edi rama, gledis nano, policia e shtetit
Kryesore

Gledis Nano: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

04/03/2026
Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali
Kryesore

Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali

04/03/2026
E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës
Kryesore

E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

04/03/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Sa shumë gola të pësuar/ Mbrojtja, pika më e dobët e Tiranës

04/03/2026
Selena Gomez: Dua të kem katër fëmijë

Selena Gomez: Dua të kem katër fëmijë

04/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al