• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Thirrjet raciste anti-shqiptare në Kumanovë, prokuroria nis hetimet

04/08/2025
Thirrjet raciste anti-shqiptare në Kumanovë, prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur hetimet për identifikimin e personave që lëshuan thirrje raciste dhe anti-shqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, zhvilluar më 2 gusht në Kumanovë.
Nga një pjesë e tribunës u dëgjuan mesazhe raciste si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma të gazit për shqiptarët”. Prokuroria ka urdhëruar sigurimin e pamjeve të kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e mundshëm dhe ka kërkuar nga SPB Kumanovë veprime hetimore të menjëhershme.
“Prokuroria Kryesore Publike e Kumanovës po vazhdon dhe ka lëshuar disa urdhra dhe udhëzime për Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Kumanovës për të hetuar elementët e një vepre penale në thirrjet që përmbanin gjuhë urrejtjeje nga individë aktualisht të panjohur në ndeshjen e djeshme të basketbollit midis ekipeve kombëtare të Maqedonisë dhe Rumanisë. Është lëshuar gjithashtu një urdhër për të siguruar pamjet e kamerave të mbikëqyrjes me qëllim identifikimin e autorëve të mundshëm”, njoftoi Prokuroria.
Ngjarja ndodhi kur në sallë ishte i pranishëm edhe kryeministri Hristijan Mickoski me një delegacion qeveritar. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, duke dënuar këtë akt.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e quajti rastin “të papranueshëm” dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë kërkon angazhim të vazhdueshëm. Edhe përfaqësues politikë në Maqedoninë e Veriut e dënuan incidentin, duke e cilësuar si sulm ndaj bashkëjetesës dhe barazisë.

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon

VIDEO/ Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon

08/12/2025
Ngjarja tronditëse pas nofkës ‘Noti’! Labi thotë se djali i tij ka qenë duke u mbytur në det

Ngjarja tronditëse pas nofkës ‘Noti’! Labi thotë se djali i tij ka qenë duke u mbytur në det

08/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al