• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Thriller prej 6 ditësh/ Çfarë po ndodh me trupin e Konstandin Kacifas nga Bularati?

01/11/2018
Ngjarja në Bularat, motra e Kaçifas ka një kërkesë: Dua të…

Po kthehet në një triller çështja e trupit të minoritarit grek, Konstandin Kacifas. Ekspertiza e Konstandin Kacifas në Bularat ishte kryefjala e një mbledhjeje urgjente të thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Dy nga zyrtarët e mjekësisë ligjore u kërkuan në takimin me grupin e hetimit që po zbardh ngjarjen e Bularatit, të regjistruar për veprat e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të efektivëve të policisë dhe të nxitjes së urrejtjes mes kombeve.

Siç thotë një burim jozyrtar, Prokurorët e Krimeve të Rënda iu caktuan afat mjekëve ligjorë për të mbyllur sa më shpejt ekspertizën, në përfundim të të cilës akuza do të lëshojë edhe lejen e ceremonisë së varrimit, një procedurë kjo që parashikohet nga ligji për rastet kur ka pretendime të kundërta nga të afërmit e viktimës.

Por mediat greke thonë se autoritetet kanë thirrur babanë e viktimës, Janis Kacifas, duke i kërkuar që të nënshkruajë një dokument për të marrë trupin e djalit.

Newsbomb.gr shkruan se babait të viktimës i është kërkuar që të nënshkruajë një dokument ku thekson se nuk ka asnjë pretendim nga shteti shqiptar në shkëmbim të mrrjes së trupit për varrim.

Trupi i Kacifës u soll në Tiranë pas qëndrimit të prindërve të tij që hedhin dyshime për mënyrën si u qëllua nga policia.

Por pavarësisht kësaj prokuroria ka të administruar edhe raportin e shërbimit të forcave RENEA ku shpjegohen të gjitha fazat e këtij aksioni për kapjen e Kacifës, i cili u vra gjate shkëmbimit me armë zjarri.

Nga ana tjetër, ekspertizë pranë policisë shkencore po kryhet edhe për armën tip kallashnikov me dylbi të përdorur nga 35-vjeçari jo vetëm kur qëlloi ndaj RENEA-s dhe forcave “Shqiponja”, por edhe kur shtiu në ajër dhe ndaj dy automjeteve të Policisë Rrugore që ishin të parkuara në qendër të fshatit.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua

Alba: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua

29/12/2025
“S’kam menduar për një përballje me Brazilin, por pse jo”, rrëfehet Sylvinho: Botërori do ishte arritje e jashtëzakonshme

“S’kam menduar për një përballje me Brazilin, por pse jo”, rrëfehet Sylvinho: Botërori do ishte arritje e jashtëzakonshme

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al