Partia Socialiste vijon fushatën e anëtarësimeve të reja. Në Këlcyrë, Mirela Kumbaro, ka prezantuar mes anëtarëve të rinj edhe një person, i cili thotë se deri në vitin 2012 votonte për Partinë Demokratike, por më pas ka mbështetur Partinë Socialiste. Pas marrjes së kartës së PS, Kumbaro i jep një porosi: “Shko thuaji sa mirë është këtu tek ne dhe silli”, duke iu referuar miqve e shokëve të tjerë që ai mund të ketë ende në PD. Shihni videon më poshtë. ©Argjiroja.net
View this post on Instagram