Tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë ka shembur banesa dhe pallate, ku gjendja më e rënduar paraqitet në Thumanë.
Ndërkohë mësohet se nga një kati i pestë i një banesë në Thumanë është nxjerrë i gjallë një person, ndërsa mbeten ende nën rrënoja gruaja e tij së bashku me 4 fëmijët.
Sipas një prononcimi për Report tv, të një banori të zonës, personi i nxjerrë gjallë nga rrënojat është Bert Cara.