• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana e frikshme, dominon dukshëm duelet me Flamurtarin

13/09/2025
Zyrtare, Tirana ndan rrugët me 5 lojtarë

Rivaliteti mes Flamurtarit dhe Tiranës mbetet një nga përballjet tradicionale të futbollit shqiptar. Që prej vitit 1998, këto dy ekipe janë ndeshur 63 herë, duke dhuruar duele të forta, emocione të veçanta dhe një bilanc ku epërsia anon dukshëm nga kryeqytetasit.

TIRANA, MË E FORTË – Nga 63 takime të zhvilluara që nga viti 1998, Tirana ka dalë fituese në 32 ndeshje, duke konfirmuar statusin e saj si skuadër më e konsoliduar dhe me një traditë më të pasur suksesi. Flamurtari, nga ana tjetër, ka arritur të fitojë 20 herë, duke u mbështetur kryesisht te ndeshjet e zhvilluara në shtëpi. Ndërkohë, 11 sfida kanë përfunduar në barazim, çka tregon se rivaliteti ka pasur edhe momente të ekuilibruara. Analiza e ndeshjeve tregon një element të qartë. Flamurtari ka qenë më i fortë në Vlorë, ku ka marrë 14 fitore, ndërsa në transfertë është ndalur vetëm në 6 suksese. Tirana, përkundrazi, ka ditur të fitojë si në shtëpi ashtu edhe jashtë me 19 fitore në kryeqytet dhe 13 fitore në Vlorë. Kjo tregon qartë aftësinë e bardhebluve për t’u imponuar edhe në fushën e kundërshtarit, gjë që historikisht ka qenë një sfidë për Flamurtarin.

GOLAVERAZHI – Në aspektin e golave, Tirana shfaqet bindëse. Bardheblutë kanë shënuar gjithsej 86 gola, duke pësuar vetëm 57, një diferencë prej +29 golash. Ky tregues flet jo vetëm për forcën sulmuese të Tiranës, por edhe për një organizim më të mirë në mbrojtje gjatë viteve. Nga ana tjetër, Flamurtari ka treguar shpeshherë luhatje edhe pse ka arritur të shënojë në shumicën e përballjeve, numri i golave të pësuar është dukshëm më i lartë. Nëse përllogariten pikët sipas sistemit aktual (3 pikë për fitore, 1 për barazim), Tirana grumbullon 107 pikë, ndërsa Flamurtari ndalet në 71. Diferenca prej 36 pikësh konfirmon se bardheblutë kanë ruajtur një konsistencë të fortë në ndeshjet direkte, pavarësisht luhatjeve sezonale.

Një detaj tjetër i rëndësishëm është fakti që Tirana arrin të marrë rreth 1.7 pikë për ndeshje kundër Flamurtarit, ndërsa skuadra vlonjate qëndron në kuotën e 1.1 pikëve për ndeshje, tregues i qartë i balancës së prishur në favor të kryeqytetasve. Që nga viti 1998, përballjet mes Flamurtarit dhe Tiranës kanë treguar një histori rivaliteti të fortë, por me një dominim të qartë të bardhebluve. Tirana ka ditur të fitojë më shumë, të shënojë më shumë dhe të pësojë më pak, ndërsa Flamurtari është mbështetur kryesisht te ndeshjet e zhvilluara në Vlorë për të ruajtur një bilanc dinjitoz. Këto statistika e konfirmojnë Tiranën si një kundërshtar të vështirë për Flamurtarin, duke e vendosur në një nivel më të lartë jo vetëm në aspektin historik, por edhe në konsistencën e rezultateve gjatë dy dekadave të fundit.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale
Sport

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës
Sport

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como
Sport

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al