• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, ja sa është kosto e jetesës

13/07/2022
Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

Beogradi në Serbi dhe Tirana në Shqipëri janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon, sipas indeksit të mesviti të Numbeo, database më e madhe e kostove të jetesës. Beogradi ka një indeks prej 38.8 % dhe Tirana 38.37%. Ky indeks mat koston e jetesës në raport me qytetin e Nju Jorkut, që e ka këtë tregues 100%.

Më e lira në rajon është Prishtina e Kosovës, me indeksin në vlerën 26.3% e kostos së jetesësnë Nju Jork, e ndjekur nga Shkupi, në Maqedoninë e Veriut (32.94%), Podgorica në Mal të Zi (34.52%), Sarajeva në Bosnjë Hercegovinë (35.34).

Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë produktet ushqimore, restorantet, transportin dhe shërbimet komunale. Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka. Nëse një qytet ka një Indeks të Kostos së Jetesës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se ai është 20% më i shtrenjtë se Nju Jorku (duke përjashtuar qiranë).

Numbeo mat dhe indeksin e qirasë, një vlerësim i çmimeve të apartamenteve me qira në qytet në krahasim me qytetin e Nju Jorkut. Për Tiranën, ky indeks është 10.8%, për Beogradin 13.73%, për Shkupin 7%, për Podgoricën 9.24%, për Prishtinën 8.32% dhe për Sarajevën 7.46%.

Në indeksin e restoranteve, që sërish është një krahasim i çmimeve të vakteve dhe pijeve në restorante dhe bare në krahasim me Nju Jorkun, më i liri është Prishtina, me 19.6% të mesatares së Nju Jorkut, të ndjekur nga Sarajeva (23.6%), Podgorica (25%), Tirana (28.9%). Më i shtrenjti është Beogradi, ku një vakt në restorant kushton mesatarisht sa 35% në Nju Jork.

Të blesh në supermarkete është më shtrenjtë ne Tiranë dhe Podgoricë, me 31% të mesatares së Nju Jorkut. Më pas renditet Sarajeva me 30.4%. Më lirë është në Prishtinë (23.5%) dhe në Podgoricë (25%),

Qytetet më të shtrenjtë në botë ndodhen në Zvicër, si Basel, ku kosto e jetesës është sa 120% e mesatares së Nju Jorkut Zyrihu (118%). Koston më të ulët të jetesës në raport me Nju Jorkun e kanë qytete në Indi, Pakistan, Sri Lanka, Kolumbi etj (15-20%).

Vala globale e rritjes së çmimeve ka shtuar kostot e jetesës kudo në botë. Ky shtrenjtim, që në pjesën më të madhe nuk po shoqërohet me rritje të të ardhurave pritet që të rrisë varfërinë kudo në botë./Monitor/

Related Posts

Dyshohet se është shqiptar/ Çfarë zbuloi policia greke në trupin e viktimës së djegur brenda makinës
Uncategorized

Ndjesë familjes Halili, raportimi për nënën e të riut nga Tepelena është i pavërtetë

13/11/2025
Fate Velaj hap dyert e ambasadës shqiptare për banorët e lagjes vjeneze (FOTO)
Uncategorized

Fate Velaj hap dyert e ambasadës shqiptare për banorët e lagjes vjeneze (FOTO)

06/11/2025
Vijojnë shembjet e ndërtimeve pa leje në Sarandë
Kryesore

Vijojnë shembjet e ndërtimeve pa leje në Sarandë

21/10/2025
“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali. Nëna në lot: Ishte më i miri nga të gjithë
Kryesore

“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali. Nëna në lot: Ishte më i miri nga të gjithë

20/10/2025
Atentat me tritol në Sarandë, vritet 57-vjeçari (Emri)
Kryesore

Atentat me tritol në Sarandë, vritet 57-vjeçari (Emri)

05/10/2025
E rëndë në Greqi/ Gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

03/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
Korrupsioni me grantet e bujqësisë, BE vijon të pezullojë fondet IPARD për Shqipërinë

BE sfidë për fermerët/ Anëtarësimi i Shqipërisë rrezikon fermat familjare

05/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al