• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

TIRANA MMA CENTER, i vetmi ekip shqiptar në elitën Europane të Brazilian Jiu Jitsu

27/01/2026
TIRANA MMA CENTER, i vetmi ekip shqiptar në elitën Europane të Brazilian Jiu Jitsu

Në Portugali u zhvillua IBJJF European Championship 2026, kampionati europian më prestigjioz i Brazilian Jiu Jitsu, një disiplinë që po njeh një përhapje të shpejtë dhe rritje të vazhdueshme në të gjithë Europën. Shqipëria u përfaqësua nga Tirana MMA Center, nën drejtimin e trajnerit Rezart Spahia.

Prej vitesh, Tirana MMA Center është i vetmi ekip shqiptar që merr pjesë rregullisht në këto kompeticione elitare, duke u përballur me sportistët më të fortë të kontinentit dhe duke ndërtuar një prani serioze ndërkombëtare për Shqipërinë në këtë disiplinë.

Në këtë edicion të kampionatit, ekipi shqiptar u paraqit me pesë sportistë, përfshirë edhe një përfaqësuese në kategorinë e femrave, dhe arriti të sjellë një tjetër medalje ari për Shqipërinë. Dardan Spahia u shpall kampion europian në kategorinë e tij, duke konfirmuar punën e qëndrueshme dhe investimin afatgjatë të akademisë në sportistët e rinj.

Përtej medaljes, paraqitja e sportistëve të tjerë ishte domethënëse dhe konkurruese në një turne ku niveli është ekstremisht i lartë. Ferhat Gjika e nisi garën me siguri dhe vendosmëri, duke kaluar me sukses ndeshjen e parë dhe duke treguar se është i aftë të garojë në këtë nivel. Edon Shehu zhvilloi një paraqitje pozitive që në fillim të turneut, duke konfirmuar përgatitjen e tij, ndërsa u ndal në fazën pasuese përballë konkurrencës së fortë.

Edhe Dennis Sejdia u shfaq i qetë dhe i kontrolluar në ndeshjen e parë, duke arritur një fitore bindëse, ndërsa në ndeshjen e dytë u përball me vështirësitë që karakterizojnë turnetë e elitës europiane. Në kategorinë e femrave, Albjona Agolli garoi në një grup shumë të fortë, duke zhvilluar një ndeshje të ekuilibruar dhe të luftuar deri në fund, e cila u vendos vetëm nga vendimi i arbitrave.

Ekipi shqiptar u drejtua në Portugali nga trajneri Rezart Spahia, ndërsa përgatitjet u zhvilluan me mbështetjen edhe të trajnerit Olsi Zaimi. Pjesëmarrja në IBJJF European Championship nuk është për Tirana MMA Center një formalitet, por pjesë e një filozofie të qartë sportive: përballje me nivelin më të lartë, mësim nga çdo garë dhe ndërtim i një ekipi gjithnjë e më të fortë.

Në një disiplinë që po fiton gjithnjë e më shumë terren në Europë, Tirana MMA Center vazhdon të përfaqësojë Shqipërinë me seriozitet, ambicie dhe qëndrueshmëri.

“We learn. We adapt. We come back stronger!” Shkruhet ne postimin e Tirana MMA ne rrjetet sociale

Related Posts

Kategoria e Parë ngre siparin më 23 gusht, përcaktohet kalendari i dy javëve të para
Sport

Ndryshim në kalendar për ndeshjen e Kategorisë së Parë, do të luhet të premten

27/01/2026
UEFA Europa League/ Të enjten, Juxhin Xhaja vendos drejtësi në ndeshjen Sturm Graz – Brann

Probleme për Interin, mesfushori mungon në Champions
Sport

Probleme për Interin, mesfushori mungon në Champions

27/01/2026
Kategoria e Parë/ Ernest Gjoka trajneri i javës së 19-të, zbuloni formacionin më të mirë
Sport

Kategoria e Parë/ Ernest Gjoka trajneri i javës së 19-të, zbuloni formacionin më të mirë

27/01/2026
Agjentët e ICE në Itali për Lojërat Olimpike Dimërore, befason kryebashkiaku i Milanos: Nuk janë të mirëpritur!
Sport

Agjentët e ICE në Itali për Lojërat Olimpike Dimërore, befason kryebashkiaku i Milanos: Nuk janë të mirëpritur!

27/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kategoria e Parë ngre siparin më 23 gusht, përcaktohet kalendari i dy javëve të para

Ndryshim në kalendar për ndeshjen e Kategorisë së Parë, do të luhet të premten

27/01/2026
Ish banorja e “BBVA” flet për herë të parë për konfliktin me prindërit: Më kanë ndërhyrë në martesë

Ish banorja e “BBVA” flet për herë të parë për konfliktin me prindërit: Më kanë ndërhyrë në martesë

27/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al