Tekniku i Tiranës, Ardian Nuhiu analizoi humbjen 2-0 në derbi ndaj Partizanit.
“Nëse do të riniste ndeshja, do të kërkoja që në fazën finale jo vetëm të posedonim topin, por edhe të sulmonim. Duhet të shfrytëzonim Ndong, në krahun e majtë. Vazhduam me posedimin, në pjesën e parë Voglin po e kërkoja pas linjave të fushës së kundërshtarit. Gabime të shumta, Partizani shfrytëzoi kundërsulmet dhe na sulmuan. Pjesa e dytë foli për ne, pavarësisht fushës. Djemtë dhanë maksimumin, në futboll duhet të kesh edhe fat, krijuam mjaftueshëm dhe s’e merituam këtë humbje, sidomos në pjesën e dytë kur bëmë edhe ndeshje të mirë.
Lleshi – Cortes, ndryshimi? Cortes kishte një dëmtim dhe e përgatitëm për këtë ndeshje. Kur mori edhe kartonin, menduam që të mos rrezikonim. Ai nuk kishte as freski. Lleshi para 2 ditësh më ankoi kokën dhe e kisha me siklet që të ishte titullar, por me hyrjen e tij u stabilizuam në mbrojtje, kishim posedimin me shumë vështirësi, aq sa na la fusha. Krijuam mjaftueshëm për të ndryshuar rezultatin.
Unë mendoj që e humbëm topin në mesfushë, Human bëri mirë. Rafës i kishim kërkuar që ta mbyllte. Derbi i dytë radhazi që humbet, a shoh gjëra pozitive? Nuk duhet të mërzitemi me këtë humbje, kampionati është i hapur. Është e rëndësishme që kemi skuadër të fortë dhe futbollistë kualitativë. Në fundjavë na pret ndeshja tjetër, futbollistët të jenë me kokën lart. Në kampionat do të bëjmë më mirë”, tha Nuhiu.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







